Elbasan
|
Self improvement program that can help Stress Relief Management, Managing Teenage Stress, Anger Management, The Law Of Attraction & Achieve Financial Freedom.
http://www.releasetechnique.com/
|
|
http://elbasani.gov.al/
Bashkia Elbasan. Mirësevini!
“Buxhetimi me pjesemarrje” ne Bashkine Elbasan. Impakti i deshiruar nga procesi i Buxhetimit me Pjesemarrje eshte tu siguroje qytetareve mundesine
http://elbasani.gov.al/
|
|
Elbasan - Biblioteka e Elbasanit qe mban emrin 'Qemal Baholli' ka festuar dje 70- vjetorin e krijimit. Per nder te ketij pervjetori te nje prej tre bibliotekave me te pasura e me te medha ne vend, eshte mbajtur nje ceremoni ku te ftuar ishin personalitet te shkences e kultures dhe lexues. Mes te ftuarve ishin gjithashtu kryetari i Akademise se Shkencave, Ylli Popa, zevendes ministri i kultures Edmond Dragoti, kryetari i bashkise se Elbasanit Ardian Turku, personalitete te artit e kultures te ardhur nga Tirana. Drejtoresha e bibliotekes, Drita Cankja, ka vene ne dukje faktin qe biblioteka 'Qemal Baholli' eshte nder me te vjetrat ne vend, me nje fond te ruajtur e pasuruar ne vite, duke u bere nje qender e rendesishme kulturore qe perhere e me shume frekuentohet nga qytetaret. Biblioteka e Elbasanit u ngrit 70 vjet me pare, si dhurate e familjes se njohur intelektuale elbasanase Baholli, e cila fali jo vetem godinen aktuale dykateshe, por dhuroi gjithashtu dhe fondin e pare te saj, 1000 tituj librash. Sot ky fond eshte pasuruar dhe ka rreth 200 mije tituj (pa perfshire periodiket), ku 160 mije jane libra shqip, ndersa pjesa tjeter ne gjuhe te huaj. Pasuri e bibliotekes jane edhe ekzemplare te rralle, ndersa vete godina, vec kushteve optimale per ruajtjen e fondit, kompjuterizimin e tij, ka dhe sallat me kapacitet 200 vetesh. Ndersa ne dite, kjo biblioteke frekuentohet nga 250-300 lexues. Per prof. Ylli Popen, ruajtja dhe pasurimi i kesaj biblioteke, frekuentimi i saj, pasqyrojne krahas te tjerave, edhe traditen e njohur te Elbasanit e banoreve te tij arsimdashes. Pervjetori i 70 i krijimit te bibliotekes se Elbasanit, e gjen kete qender te njohur te kultures te rikonstrukturuar plotesisht, me mjedise bashkekohore,
http://www.zeriyt.com/historia-shqiptare/pervjetori-i-70te-i-bibliotekes-se-elbasanit-t2160.0.html
|
|
Vendi dikur i preferuar, Busheku ndodhet në jug të qytetit në luginën e lumit Shkumbin
Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.
Busheku
Busheku me rrepet shekullore është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit. Ai është një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit. Busheku ndodhet në jug të qytetit, në luginën e Shkumbinit në të majtë të rrjedhës së tij. Është një pikë turistike me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik, me prurje 70 litra në sekondë që del rrëzë një shkëmbi gjigant. Kjo pikë ndodhet në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër, rreth 9 km larg qytetit të Elbasanit. Vendasit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri kaq të çmuar natyrore.
Rrugët
Të udhëtosh nga Elbasani për në drejtim të Bushekut është një torturë e vërtetë. Pa lënë qytetin të duhet një kohë relativisht e gjatë për të kaluar segmentin rrugor Kryqëzimi i Cërrikut, të cilit nuk i ka mbetur më asfalt, por që së fundi ka filluar të rikonstruktohet dhe kështu je i përgatitur për të vazhduar një pjesë tjetër rrugë po kaq të vështirë. Rruga që e lidh Bushekun me qytetin e Elbasanit nuk është rikonstruktuar prej kohësh dhe kjo ka shkaktuar një frenim të madh të lëvizjes së njerëzve drejt tij. Dikur kjo pikë ishte e mbipopulluar nga turistët vendas dhe ata të huaj, por tani kjo i përket së kaluarës. Vitet e fundit, kjo traditë është zbehur edhe më shumë dhe banorët e zonës ndihen më të trishtuar që Busheku është tradhtuar nga vizitorët e tij të zakonshëm. Infrastruktura e shkatërruar ka sjellë edhe braktisjen e Bushekut nga turistët. Busheku është një zonë e mbushur me rrepe shekullore dhe me burime të ftohta ujore, bukuria e të cilave bëhet më impresionuese kur provon të pish aty ku ai buron. Në prag të përmbysjes së sistemit komunist, në Bushek filloi të ndërtohej një kompleks gjigant për turizëm. Mirëpo nuk qe e thënë të përfundonte ky investim me vlera, pasi ndërrimi i sistemit u shoqërua me shkatërrim të asaj që ishte ngritur me shumë mundim për një kohë të gjatë.
Rruga, pengu i banorëve të Bushekut
Për ata që kanë kohë pa shkuar në Bushek, është e pabesueshme kur u shfaqet para syve një imazh i shëmtuar i asaj që kanë parë vite të shkuara. Vendasve u vjen keq, por thonë se nuk janë ata fajtorë për këtë gjendje. Një grup të rinjsh, banorë të fshatit Shushicë ku ndodhet Busheku, thonë se fajtor është shteti për këtë situatë. Nëse shteti do të vepronte me forcën e ligjit, atëherë kjo pikë do të ishte e mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj. Aty, megjithatë, funksionojnë dy kioska që duken shumë primitive, por që gjithsesi nxjerrin fitime të kënaqshme. Nuk pyesin për plehrat përpara asaj që ofron kjo perlë, shprehen vendasit për turistët që vijnë nga Elbasani apo gjetkë. Kryetari i komunës së Shushicës, Lutfi Laka, thotë se e ka peng që problemi i Bushekut nuk po e gjen një zgjidhje. "Nga ana jonë po përpiqemi që të rikonstruktojme sa më shpejt rrugën që e lidh fshatin me qytetin, sepse infrastruktura e dobët po i largon turistët nga ne", thotë ai. Ka një interes të madh për të gjithë zhvillimi i Bushekut, por kjo na duket e largët, sipas kryekomunarit. "Na vjen zor kur vijnë të huajt dhe na pyesin përse ka mbetur kështu kjo pikë turistike, por le të shpresojmë se nuk do të jetë e largët dita kur do të kthehet në një perlë të vërtetë", përfundon Lala. Zhvillimi i zonës përreth flet qartë kur ka hapësirë për t'u bërë biznes në turizëm.
http://www.zeriyt.com/shqiperia-e-mesme/bysheku-pika-turistike-e-harruar-e-elbasanit-t29266.0.html
|
|
Bond Street Capital Companies is a national lender/correspondent offering a wide variety of commercial loan programs.
http://www.bondstreetcapital.com/
|
|
Elbasan Photo Album on Galeria shqiptare
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-search-elbasan.html
|
|
Elbasan (Albanian: Elbasan or Elbasani) is a city in central Albania. It is located on the Shkumbin River in the District of Elbasan and the County of Elbasan, at [show location on an interactive map] 41°06′N 20°04′E / 41.1, 20.067. It is one of the largest cities in Albania, with a population of around 100,000 (2003 estimate) and an area of 1,290 km².
Elbasan was - until the beginning of the Second World War - one of the most pleasant and unspoilt Ottoman cities in Albania, with a mixture of eastern and medieval buildings, narrow cobbled streets and a large bazaar where Turkish could still be heard. There was a clearly defined Christian settlement within the castle walls, a Vlach district on the outskirts of the city and several fine mosques and Islamic buildings. At the time the population was about 15,000 people.
The distinguished English journalist J.D. Bourchier, then the Balkan correspondent of The Times, records that on a visit in 1911 he saw :
"The population celebrating Bairam in central space : wonderful primitive merry-go round with gypsy minstrels (flute and drum), pushed round by the men with poles; also a cartwheel poised on a tree top; pekhilvans(clowns) wrestling, mostly refugees from Dibra, thus gaining a precarious livelihood."
Elbasan came into prominence in the Roman period, when it was known as Masio Scampa[citation needed]. The word 'Scampa' means rocks or peaks in the ancient Illyrian language[citation needed]. The Romans built a substantial fortress here, about 300 squared meters, protected by towers. In the third and fourth centuries, it became known as Hiskampis. It had developed as an important trade and transport centre near the junction of two branches of the Via Egnatia coming from Apollonia and Dyrrachium.
Ptolemy wrote that it was the town of the Eordaei tribe, who later migrated to Macedonia. It took part in the spread of Christianity along the Via, and had a bishop, cathedral and basilicas as early as the fifth century. But as a town in a wide river valley, it was vulnerable to barbarian attacks once the legions were withdrawn, and despite the efforts of the Emperor Justinian to improve the fortications, Hiskampis was destroyed by the Bulgars and Ostrogoths during the Slav invasions of the Balkans. Although some semblance of urban and military life must have continued for a time, as it is mentioned in the work of Procopius of Cæsarea in the sixth century, it was totally destroyed[citation needed] by the Bulgars in intermittent attacks over the next 200 years.
The site seems to have been abandoned until the Ottoman invaders built a military camp there, followed by urban reconstruction under Sultan Mehmet II in 1467. Mehmet constructed a massive four-sided castle with a deep moat and three gates. He named it Ilibasan, meaning 'strong place' in Turkish. It became a centre of Ottoman urban civilisation over the next 400 years. By the end of the 17th century it had 2,000 inhabitants. The fortress was dismantled by Reshit Pasha in 1832. In 1864, Elbasan became a sandjak of Manastır vilayet.
In 1909, after the Young Turks revolution in Istanbul, an Albanian National Congress was held in Elbasan to study educational and cultural questions. Elbasan had the first teachers' training college in Albania. The delegates, all from central and southern Albania, endorsed the decision of the Congress of Monastir (modern Bitola, Republic of Macedonia) to use the Latin alphabet rather than the Arabic script in written Albanian.
The Muslim majority opposed the installation of Prince William of Weid in 1914. Elbasan was occupied successively by Serbs, Bulgarians, Austrians and Italians between 1915 and 1918. Industrial development began in the Zogist period when tobacco and alcoholic drinks' factories were established.
The city was also noted for its good public buildings, advanced educational provisions, public gardens and timber-built shops. There was much wartime damage, which was followed by an intensive programme of industrial development in the Communist period that boosted the city to around 75,000 inhabitants. The culmination of this process was the construction of the huge 'Steel of the Party' metallurgical complex outside the city, in the valley of the Shkumbini, built with Chinese assistance in 1960s and 1970s. It was called "The Second National Liberation of Albanian" by Enver Hoxha, with its chimneys, the tallest in the Balkans, always belching smoke and emitting a stream of dangerous pollutants - which soon meant that much of the hitherto prosperous agricultural area in the river valley was useless for all crops.
http://en.wikipedia.org/wiki/Elbasan
|
|
Elbasani Photos online
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-search-elbasani.html
|
|
Ky akt qe një lëvizje e menduar e Aqif Pashë Biçakiut, për t’iu kundërvënë marshimit të rrufeshëm të ushtrive serbe drejt Elbasanit
Ditën e dielë, dt. 25 Nëntor 2007, elbasanasit festuan përvjetorin e nëntëdhjetë e pestë të Ditës së Pavarësisë, pasi në këtë qytet ngritja e flamurit kombëtar u realizua tri ditë para se i njejti akt të ndërmerrej në Vlorë, nga Ismail Qemali. Sipas historianëve, ky veprim qe një lëvizje e menduar e Aqif Pashë Biçakiut, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ismail Qemalit, për t’iu kundërvënë marshimit të rrufeshëm të ushtrive serbe, në drejtim të Elbasanit. Ky akt dëshmonte se ushtritë pushtuese viheshin përpara një fakti të kryer dhe se nuk duhet të shkelnin në trojet e shtetit të pavarur shqiptar. Në telegramin që populli i Elbasanit i dërgon në Vlorë Ismail Qemalit për ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë janë shumë firmëtarë, patriotë të qytetit e krahinave përreth. Për këtë ditë të shënuar të qytetit të Elbasanit, që me këtë akt rezulton të jetë i pari që shpalli pavarësinë, prononcohet për gazetën “TemA” prof.
as. dr Kujtim Bevapi, pedagog dhe historian i njohur. Sipas tij, “shpallja e Pavarësisë së vendit, më 28 nëntor të vitit 1912, përbën një ngjarje të shënuar në historinë e kombit dhe
të popullit shqiptar. Ky akt qe një kurorëzim i të gjitha përpjekjeve të patriotëve, atdhetarëve e gjithë popullit,
për të hequr qafe zgjedhën turke, për të qenë i lirë e i pavarur
dhe për të pasur shtetin e tij, ashtu si dhe fqinjët e tjerë ballkanikë.” Por, sipas Bevapit, arritja e kësaj ngjarjeje pati vështirësi, sepse fati i kombit shqiptar ka kaluar nëpër disa brazda me të vërtetë dramatike. “Kryengritjet e njëpasnjëshme të
shqiptarëve në vitet 1910, 1911 ishin preludi i asaj ngjarjeje madhore që do të vinte më pas. Viti 1912 qe një vit i mbushur me ngjarje të trazuara për shqiptarët. Aleancat ballkanike ndërmjet Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë synonin ta fshinin
nga harta emrin e Shqipërisë. Këto vende i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Më 8 tetor Mali i Zi, më 17 tetor Serbia e Bullgaria dhe një ditë më vonë Greqia. Ato nuk mund të pranonin Shqipërinë aleate, sepse kishin qëllime aneksioniste ndaj trojeve Shqiptare. Prandaj, shtypi i kohës do të shkruante e me thirrje
do t’u drejtohej shqipëtarëve: “... të marrim armët e të mbrojmë kufijtë e mëmëdheut tonë!”Fitoret e njëpasnjëshme të fqinjëve
ballkanikë ndaj Perandorisë Osmane krijuan kushte të reja për patriotët shqiptarë që ndodheshin jashtë atdheut. Ata vendosën të ndërmerrnin një veprim të ri politik, qëllimi i të cilit të ishte shpëtimi i Shqipërisë nga coptimi, ruajtja e tërësisë tokësore të
saj dhe mbledhja e një kuvendi kombëtar që do të vendoste për fatin e Shqipërisë.Ndërkohë, ushtria serbe po përparonte me shpejtësi të rrufeshme në tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Elbasanit.Ky fakt i vuri rrethet patriotike të qytetit përballë detyrës urgjente të shpalljes së pavarësisë, me qëllim që autoritetet ushtarake serbe të viheshin para një fakti të kryer. Më 25 nëntor 1912 Elbasani shpalli i pari pavarësinë kombëtare, duke vënë kështu gurin e parë në themelet e kësaj pavarësie. Në telegramin që i dërgohet Isamil Qemalit, pas aktit të mësipërm, në emër të popullit të Elbasanit thuhet se, “gjithë populli
ynë (i Elbasanit), myslimanë e të krishterë, me një za kanë pranue indipendencën e Shqipërisë”. Firmëtarët: Aqif Pash Elbasani, Abdulla Bej Tirana, Venemin Deliana, Ali Agjahu, Refik Myftiu, Sheh Mahmut Guma, Sheh Hysen Sulova, Ruzhdi Alushi, Alush Saraci, Venemin Nosi, Kolë Papajani, Emin Haxhiadem Shijaku, Ymer Peni, Hysen Dakli, Hysen Hostopalli, Serafin Jorgaqi, Dhimitër Paparisto, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Bicakciu, Fuat Bej Kahremani, Servet Bej Zylfi, Demir Bej Sulcebeu, Sheh Xhaferr
Pasmaqi, Taqi Buda, Haxhi Nikolla Jorgaqi, Rrapush Demeti, Mahmut
Hakani, Isuf Bej Taushani, Hasan Ciftja, Demir Zenelhoxha, Hafëz
Sulejman Kungulli, si dhe Dhimitër Dhimitruka.Ngritja e flamurit në Elbasan më 25 nëntor qe një moment i rëndësishëm, ku si një figurë tepër aktive shquhet veçanërisht Aqif Pashë Elbasani. Sipas prof. Bevapit, “nuk janë të rastit fjalët që Ismail Qemali i drejton Aqif Pashë Elbasanit: “Se ç’vend do të kem unë në histori nuk e di, sa për ju, emri juaj do të jetë i shquar nëpër
faqet e ndritura të historisë.” Një ditë më pas do të shpallnin
pavarësinë Tirana, Durrësi dhe më 27 nëntor Kavaja, Peqini e Lushnja, Në kuvendin historik të Vlorës, më 28 nëntor të vitit 1912, Elbasani do të përfaqësohej nga Lef Nosi, Shefqet Daiu, Mithat Frashëri, Qemal Karaosmani, ndërsa Dervish Biçaku shkoi si
delegat i Peqinit. Qeveria e dalë nga kuvendi i Vlorës kishte në përbërje të sajë Lef Nosin si ministër të Post- Telegrafëve, Shefqet Daiun si shkronjës të dytë, krahas Luigj Gurakuqit si
shkronjës i parë dhe Ahmet Daklin si këshilltar në Ministrinë e Financës. Ky ishte nder për Elbasanin, por edhe e drejtë legjitime për vendin që zuri dhe rolin që luajti ky qytet në shpalljen e pavarësisë kombëtare.
http://www.zeriyt.com/historia-shqiptare/elbasani-e-ngriti-tri-dite-para-flamurin-kombetar-t40248.0.html
|
|
fotografi nga qyteti i Elbasanit
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-124.html
|
|
Elbasani.Com
Informacione te gjera per qytetin e Elbasanit. Perfshin vendndodhjen, administraten e popullsine e ketij qyteti.
http://www.elbasani.com/
|
|
Nisemi drejt Gjinarit, të cilin, që nga Elbasani, s’e shquajmë mirë, për shkak të një mjegulle, që ia ka qarkuar të gjitha bukuritë. Që në mëngjes ka filluar një i nxehtë përvëlues, për të cilin buletinet meteorologjike kanë njoftuar se do të kalonte në mesditë në mbi 43 gradë celsius. Edmond Isai, një biznesmen nga ky qytet, që na shoqëron me fuoristradë, na qetëson se për në Gjinar buletinet e tilla s’kanë asnjë vlerë, pasi kjo zonë, mbi 1800 metër mbi nivel të detit, ka të tjera kushte, shumë më ndryshe nga ato të Elbasanit apo edhe kryeqytetit.
Lëmë djathtas rrugën automobilistike për në Gramsh dhe fillojmë të ngjitemi drejt lartësive të krahinës malore të Shpatit. Mjegulla zhduket dalëngadalë dhe shikon se ajo ka krijuar iluzionin e zbritjes poshtë mbi qytet. Një fenomen që të kujton rreshqitjen e rërës në klepsider, por, në vend të saj, tashmë funksionon mjegulla.
Nga lart, smogu të prishte çdo humor. Tymërat e uzinave plekseshin si leshra shtrigash flokëbardha mbi qytetin e përvëluar nga vapa...
Anash rrugës gjarpëruese, kodrinat e Melizës janë të mbushura me vreshta dhe pemë frutore të rënduara nga prodhimet e stinës. Asfalti ndërpritet vende-vende nga kapërcimet e vijave vaditëse të ujit.
Ideja për ujin më bëri të pyesim për burimet e famshme të Shelcanit, të cilat disa vite më parë më kishin lënë pa mend me bollshmërinë dhe me freskinë e paimagjinueshme. Në një festë vere mbaja mend banorët e Shelcanit, që ftohnin birrën në këto burime. Por, tashmë burimet s’gjendeshin më...
Burimi i Verlacit
Për burimin në qendër të Shelcanit disa banorë më patën thënë se ishte burimi i vetëm, nga ku pinte ujë Shefqet Vërlaci, kur vinte për verim në Fushë Mbret të Elbasanit. U interesuam dhe pikërisht në afërsi të burimit të dikurshëm, gjetëm të bijën e shelcakut, që i dërgonte ujë Shefqet Beut nga burimi, tri herë në javë.
Saveta Toçi thotë se e mban mend shumë mirë kohën kur babai i saj i dërgonte ujin e burimit, që e kishin para shtëpisë beut të shumëpërmendur. “Çdo verë”, - kujton ajo, - “beu vinte për verim në Fushë Mbret në breg të Shkumbinit dhe pinte vetëm ujin e këtij burimi”. Këtë ujë ia shpinte me bucela të ngarkuara në një kalë të kuq babai im, Kristo Toçi. Ai rrugëtonte për këtë punë tri herë në javë me nga rreth 120 litra. Babai na tregonte se si e ruante të fresket ujin e burimit tonë Shefqet Vërlaci. Shërbëtorët i merrnin bucelat dhe i zhysnin me litar në thellësi të një pusi në oborr të kullës së beut. Pusi mund të ishte i thellë 15-20 metra. Toka dhe uji i pusit e ruanin si në frigorifer ujin shelcak.” Burimi tashmë eshtë betonuar sepse fshatarët e kanë privatizuar. Poshtë betonit janë montuar rreth 13 tubacione plastike, të cilat çojnë ujin për konsum dhe vaditje të kopshteve familjare. Me sa duket, duke e privatizuar në këtë mënyrë origjinale burimin, secili prej fshatarëve përfitues të lagjes Kaban të Shelcanit, ka dashur të ndjehet në vetvete nga pak “bej”.
Drejt Shpatit
Duke udhëtuar drejt Gjinarit, realisht, po udhëton nëpër udhën “damar” të një prej krahinave historikisht të “forta”. Vetë fjala Shpat vjen nga fjala shpatë. Dhe këtu është një vend, ku është luftuar “vendçe”. Gjorg Golemi ka një histori të veçantë, që u bashkëngjitet, për nga përmasat historike, luftërave të Gjergj Kastriotit dhe betejave për Krujën: kalaja e tij ka rënë tradhëtisht si kalaja e Stefigradit. Kalaja e Lleshanit, ndërtuar në një majë shkëmbore rreth 1200 metra të lartë dhe më tej, ajo e Valshit, të rrënuara deri në themel, tregojnë qartë për ashpërsinë e betejave të zhvilluara historikisht. Objektet arkeologjike të gjetura, datojnë që në shekullin VII para Krishtit. Dy kalatë janë ndërtuar thuajse në një bosht me kalanë e Labinotit dhe të treja mbanin fort nën kontroll udhëkalimet pranë rrjedhës së Shkumbinit e Devollit. Luftërat, për t’i mbajtur nën kontroll këto kala, kanë qenë të ashpra. Mbase, dhe nga këto beteja, të realizuara me forcën e shpatës, i kanë dhënë dhe emrin kësaj krahine të përmendur për luftëra.
Historia e një pseudonimi
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në malet e kësaj krahine, është strehuar edhe shefi i ushtrisë partizane shqiptare, Enver Hoxha. Pseudonimi i përdorur prej tij, ishte “Shpati” dhe lidhet pikërisht me këtë zonë. Në një prej ndalesave pranë Gjinarit, miqtë vendas që takuam, na folën për një histori të veçantë. Enveri strehohej edhe në fshatin Trepsenisht. Në atë kohë ishte ilegal dhe ka qëndruar në shtëpinë e Dok Tollunit. Kur ka kërkuar për ta përcjellë, me masa sigurie, për në fshatin Valësh, te shtëpia e një strehuesi tjetër, që quhej Vasil Shuplaka, atij iu kërkuan paratë për strehimin dhe shërbimin e përcjelljes deri në destinacion. Lekë për strehimin i kishin kërkuar edhe në shtëpinë e shelcarakut, Mustafa Bedurri. Pas çlirimit, sidomos gjatë viteve 70 e 80 të shekullit të kaluar, u bënë botime komplekse të kujtimeve të luftës nga E. Hoxha. Shpataraku gazmor, që na tregoi këtë histori, shtoi se ai ka përmendur shumë emra në këto kujtime, por emrat e atyre, që, të nisur nga varfëria, i kërkuan t’ua paguante shërbimin, ai s’i përmendi asnjëherë. Ishin kohë të vështira, thotë bashkebiseduesi, që s’arritëm t’ia merrnim emrin, dhe ruajtja e tij mund të paguhej me kokë.
Drejt Valshit
Rruga nga Elbasani drejt Gjinarit është rreth 22 kilometra e gjatë dhe mund ta klasifikosh si mozaik eksperimentesh me dhe pa asfalt. Një rrugë e arnuar: çdo fushatë elektorale ka lënë gjurmët e veta. Gjurmë si të premtimit, por edhe të trukut, pasi, pas votimeve, janë lënë të papërfunduara. Po Valshi ka një degëzim të plotë rruge të gdhendur thuajse mbi shkëmb. Është ndërtuar tre vjet më parë. Një rrugë me këndngjitje nga më të lartat në vend, por që ka zgjidhur një problem të madh për banorët. Rruga te nxjerr në një qafë mali, pranë të cilës ndodhen rrënojat e kalasë ilire, si dhe kisha e Onufrit, ikonografit me të madh të shekullit XVI. Kur shkojmë pranë kishës së Onufrit, na vjen keq se e gjejmë të mbyllur. Valshi është një vendbanim që zë një vend nderi në kulturen shqiptare. Këtij vendi i përket edhe ikonografi tjetër i shquar, Kostandin Shpataraku. Madje, vendësit besojnë se varri i tij ndodhet në varrezat e kishës së Onufrit dhe mendojne se është shenjtor. Për këtë ekziston dhe një legjende, një legjendë e denjë edhe për komisionet e shenjtërimit të Selisë së Shenjtë.
Legjenda
Në Valësh besojnë se Kostandin Shpataraku është nga fisi i Ogajve të Shpatit, por adhacak nga Petrela. Sipas valshakëve, kur piktori i shquar po kthehej nga festa e fjetjes së Shën Mërisë, që bie më 15 gusht të çdo viti, turqit i bënë pritë dhe e vranë te vendi i quajtur”Gjurma e Mushkës”. Kokën ia vendosën në një hu gardhi, ndërsa trupin ia lanë tek Ura e Shkumbinit. Kërkohet për t’u nisur koka në Turqi, por asqerët s’e morën dot, pasi një mal me grerëza u sul mbi ta dhe i verbonte. Askush s’e preku më me dorë. Shkuan shpatarakët dhe e morën kokën e ikonografit të madh dhe grerëzat u hapën udhë. I morën dhe trupin e i varrosën në Valësh, ku kishte familjen. Por, për të u hapën tre varre me qëllim që, nëse turku do të kërkonte ta grabiste varrin, ai të mos dinte ku ta gjente. Mendohet se varri i tij është në kishën e Valshit, të cilën e kishte pikturuar një tjetër shenjëtor i pikturës shqiptare, Onufri i Madh. Në vendin e quajtur “Gjurma e Mushkës”, thonë, vendësit, deri para pesë viteve, ndizeshin qirinj si në një vend të shenjtë. Tashmë aty është ndërtuar një pallat dhe “gjurma” është zhdukur...
Në vend të rrëfenjave
Në mes të banorëve mikpritës të Valshit ndjehesh “keq”. Janë tepër dashamirës
dhe nuk dinë sesi të të kënaqin që ta ndiesh veten sa më rehat, gjë që, domosdo, të “sikletos”disi, pasi ke frikë se mos i shqetëson padashje. Ky fshat ka reth 300 banorë dhe afërsisht 35 për qind e banorëve kanë ikur në emigracion ose janë zhvendosur në rrethet e Elbasanit, Tiranës apo Durrësot. Kjo zona ka një mikroklimë të hatashme. Këtu mund të gjesh edhe pemën e ullirit. Kopshtijet janë plot me speca, domate, pemët plot kumbulla, hardhitë në pjekje të rrushit etj. Në këtë fshat ka specialistë të prodhimit të pijeve alkolike që mund ta bëjë të skuqet një prodhues alkooli në Tiranë. Këtu prodhohet raki rrushi, mareje, thanash si dhe raki manaferre.
Në familjen e Gori Toçit na servirën raki manaferre pesëvjeçare. Sigurisht, shumë më e shijshme se uiski. Gruaja e tij, Varoja, ishte specialiste e mirëfilltë, që kujdesej për fermentimin e produkteve të prodhimit të alkoolit. Teksa largohemi nga Valshi, marrim edhe një kujtim nga kulla të vjetër 300-vjeçare, ku thuhet se ka ndenjur dikur Shpataraku dhe nisemi drej Gjinarit. Nëse kjo është dilemë, duke u nisur nga mosha e kullës dhe afërsia e vendvarrimit të piktorit, ai, së paku, e ka parë atë, por s’besojmë, që edhe të mos jetë mikpritur ky njeri më dimensione kaq të mëdha, ky “shenjëtor”i artit shqiptar.
Që nga gryka e Valshit të shfaqet Gjinari me një bukuri të patreguar. Madje, kjo pamje mund të shijohet vetëm në këtë distancë. Masivi i gjelbër i Bukanikut, me ngjyrën e gjelbër të smeraldit, rri si një kurorë e mrekullueshme mbi Gjinar. Nëse malet rretheqark krijojnë një diademë, Gjinari mbetet guri më i çmuar i kësaj diademe. Mësuesi Veniamin Panxhi na thotë kur arrijmë, se Gjinari është mushkëria e gjithë Elbasanit. Po shton me keqardhje se “është lënë pas dore”. Një rrugë e mirë do ta kthente Gjinarin në një zonë me zhvillim të njëllojtë me atë të qyteteve të mëdha.Në qendër të komunës ka shumë lokale. Tregtarë të pasur nga Elbasani kanë filluar të ngrejnë vila, megjithëse zona është turistike dhe banorët thonë nën zë se tokat i kanë pa tapi, ndërsa vetë vendasit nuk kanë përfituar toka si ish-pronarë.
Panxhi na thotë se kjo zonë është tepër e pasur, por e braktisur nga politika. Të majtët, kur vijnë në pushtet, thonë se është zonë e tyre dhe merren me vende problematike për t’i bërë për vete, ndërsa, kur vijnë të djathtët në pushtet, thonë se është zone e majte dhe na lënë pas dore...
Dhe të vjen keq kur dëgjon se ky vend me 920 ha pyje, vuan nga një copë rrugë. Gjinari do t’u shërbente si vendasve, ashtu edhe banorëve të Elbasanit e Tiranës për turizëm malor. Sidomos, gjatë ditëve të verës...
Kur nisemi drejt Elbasanit, rruga na tërheq vëmendjen më shumë se në ardhje. Arna-arna, kuadrate-kuadrate. Të duket sikur ecën nëpër një fushë, ku luhet në çdo sezon shahu politik, nga i cili fitojnë politikanë e bisnesmenë, por kurrë banorët mikpritës e të mrekullueshëm të Shpatit.
Nga Gjinari Mark Brunga
http://www.zeriyt.com/shqiperia-e-mesme/gjinari-mushkeria-e-pazbuluar-e-elbasanit-t38495.0.html
|
|
KF Elbasani // VATRA E TIGRAVE VERDHEBLU
Elbasani kalon "nga shiu ne bresher". ... Elbasani ndalet në minutat e fundit. ... Beselidhja - Elbasani/ Shtyhet ndeshja prej shiut!
http://www.kfelbasani.com/
|
|
Mp3 Shqip Falas. Shkarkoni muziken me te fundit shqiptare
http://www.kengaime.com
|
|
American Passport & Visa International offers expedited processing of US Passports and Travel Visas to individual and corporate travelers.
http://www.apvi.net/
|
|
Swissreplicastore has been the #1 Leading Online Manufacturer and Wholesale Distributor for the Best Genuine Swiss Rolex Replica Designer Watches such as our Rolex Replicas
http://www.swissreplicastore.com/
|
|
| Total number of listings: |
32 |
| Total number of categories: |
3 |
|