XML syndication

Berat

Berat Directory

Categories
Listings
Your #1 stop for the Largest, Hottest, Most Unique selection of Cake Toppers & Tops Online !
http://www.justcaketoppers.com
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 30, 2008) :: Listing Details
Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit. Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë. Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë. Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës, i dy çekiçëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet para Krishtit) e provojnë këtë.Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër, derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt
http://www.bashkiaberat.net/
(Clicks: 7; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
The central Albanian town of Berat was recently added to UNESCO’s World Heritage list as an example of the co-existence of religions and cultures. The town joins Gjirokaster to its south as UNESCO sites in the central part of this country. Both of these towns are full of Balkan architecture and culture and have been around for thousands of years. The origins of the town of Berat date back the third century BC and it often claims to be over 2400 years old, but much of the town was originally constructed in the 13th century. The city has been a part of many empires and cultures and has a diverse past that visitors can explore walking along its narrow streets. The Kala area is well known and is considered the oldest part of the city, and is within the walls of the old citadel. When this space became too small, the town expanded onto the hillsides along the Osum River beginning in the 13th century. There are numerous Byzantine artifacts and sites throughout the Kala district, and there are also several mosques built during the Ottoman period in the city. The town is home to the National Museum Center and was declared a museum city in 1961. This declaration helped to preserve many of the old structures and keep it well kept up. Berat has some 47,000 residents and is approximately 160 kilometers south of Tirana. It is located in the central part of the country along one of the main north south roads and it makes a perfect stop on the way to Gjirokaster. This is the home of the famous Albanian novelist Ismail Kadare and former dictator Enver Hoxha. Berat adds to the unique culture and beauty of this small and charming country.
http://www.zeriyt.com/albania-travel-tourism/berat-albania-makes-unesco-list-t47616.0.html
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
Hotel Tomori (“Turizmi”) tel: 032 34462 - Cell: 069 2694094 (foto) • Bar, Restorant, Hotel Berati tel: 032 36953 - Cell: 069 2550149 • Hotel Palma tel: 032 32143 Cell: 068 2093812 • Hotel Gega tel: 032 34429 Cell: 069 2087184 • Bar, Restorant, Hotel Tomi in Mangalem (foto) tel: 032 32093 Cell: 068 242 9803 • Hotel Castle Park tel: 032 35385 Cell: 068 2564999 (foto) • Rezidenca “DASARET” (foto) tel: 069 2215457 • Hotel Relax Cell: 069 2240821 • Hotel Belind (Uznovë) Cell: 032 220070 Cell: 069 2580168 • Hotel Ago (Uznovë) tel: 032 34858 Cell: 068 2391457
http://www.bashkiaberat.net/hotele.htm
(Clicks: 8; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
Fotografi nga qyteti i Beratit - Albania
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-127.html
(Clicks: 49; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
study abroad at Key2Careers College, study in Canada, study abroad programs, education in Canada, Business Administration, Computerized accounting, Graphic Design, soft skills training, management training and much more.
http://www.key2careers.net
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 30, 2008) :: Listing Details
Most Holy Family Monastery is the most visited traditional Catholic website in the world! We address all aspects of Catholicism, including: Catholic Churches.
http://www.mostholyfamilymonastery.com
(Clicks: 7; Pagerank: 0; Listing added: Sep 22, 2008) :: Listing Details
Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit. Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë. Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë. Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës, i dy çekiçëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet para Krishtit) e provojnë këtë.Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër, derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt VI, XIII, XV e XIX iu bënë modifikime. Si i tillë ajo nuk është vëtëm një ndër kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv gurësh, i cili ofron një varietet stilesh e kontributesh të epakave të ndryshme, si asaj Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane. Gjithmonë së njejtës periudhë (shekulli IV para Krishtit) i përket edhe një tjetër kështjellë ajo e Goricës, e pozicionuar në kodrën përballë, krijon një fortifikim dopio në të dy anët, të cilat zbresin drejt lumit. Rezultat e këtij fortifikimi nuk ka qenë vetëm mundësia për të dominuar zonën, por edhe për efekt dekorativ për pamjen: kodrat ngjajnë si mbret me kurorat mbi koka, të fomuara nga kështjellat e bardha. Historia duhet të ketë përqendruar këtu drama dhe tragjedi. Duke qenë një nga qytetet më të rëndësishëm të mbretërisë Ilire, u banua nga një tribu e madhe: Dasaretët. Gjatë luftrave Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake qyteti u mor një herë nga maqedonasit e një herë tjetër nga Ilirët. Është interesante të dihet se në Berat u lind Tolomeo Lagosi, i biri i Filipit të Maqedonisë dhe themeluesi i dinastisë Tolomene në Egjipt, e cila filloi pas vdekjes së Aleksandrit të Madh dhe që vjen deri në vdekjen e Kleopatrës. Në vitin 200 pas Krishtit qyteti u dominua nga romakët. Qyteti i fortifikuar dhe i quajtur Antipatrea nga Polibio në vitin 216 para Krishtit. Me të njejtin emër e quan më vonë Tito Livio, që e përshkruan si qytet i madh e i fuqishëm i fiksuar në një qafë të ngushtë shkëmbore. Livio tregon edhe për ligësinë e konsullit romak, i cili u përgjigjej qytetarëve të cilët nuk i përuleshin me egërsi, «…vrau të gjithë nga gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart, lejoi që ushtria të vidhte, të shkatëronte muret e t’i vinte hekurat dhe zjarrin qytetit». Për sa i përket emrit të qytetit ekziston edhe një tjetër hipotezë: emërtimi i qytetit antik me emrin Bargul. Ky emër përmendet edhe nga Tito Livio kur flet për traktatin Romako-Maqedonas të vitit 205 para Krishtit, nënshkruar në qytetin e Dimalit. Ky emër, i cili në gjuhën Ilire do të thotë i bardhë, mbahet më vonë në traditën bizantine dhe sllave, ndërsa emri tjetër, Antipatrea, u përmend nga Dasaretët, që sot është zona midis Korçës dhe Pogradecit. Romakët e quajtën qytetin edhe Albanorum Oppidum (Fortesa e shqiptarëve). Në vitin 148 para Krishtit qyteti u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, ndërsa gjatë Dioklezianos (shekulli II pas Krishtit) në provincën e Epirit të Ri. Emri Pulcheriopolis u shfaq në shekullin e V, nga emri i motrës së perandorit të Lindjes Teodosio II i riu. Ky emër, Pulcheria, që do të thoshte i bukur, i fortë, i pasur, i ndritshëm, iu dha qytetit jo pa qellim : qyteti po bëhej në fakt një kryeqëndër dhe shfaqte një nivel të lartë kulturor, dhe dëshmi siç janë kodet e famshëm të Beratit, të cilat i përkasin kësaj periudhe. Me kalimin në Mesjetë, fillon një periudhë e errët edhe për Beratin. Qytete të tjera të vogla shqiptare zhduken. Berati mbeti vetëm një hapësirë e gjerë : fusha para dhe malet pas. Qyteti mbijetoi vetëm falë rrjetit rrugor të Shqipërisë së Mesme rreth Beratit, por edhe për pozicionin gjeografik, sepse është pika në të cilën bashkohet fusha me malet, pozicion i cili siguron agrikulturë dhe blegtori. Megjithë kushtet e mbylljes së ekonomisë, Berati vazhdoi të zhvillohej, dhe filluan të shfaqen raportet e tipit feudal. Në vitin 860 në Berat filloi i pari invazion bullgar, i cili zgjati deri më 927, kur u kthye dominimi bizantin, i cili vazhdoi deri në fund të vitit 969. Pas kësaj filloi menjëherë invazioni i dytë bullgar, i cili u largua përfundimisht në vitin 1018. Invazioni bullgar, në fazën e dytë, e pagëzoi Beratin me emrin Belgrad, fortesa e bardhë. Përveç këtij transformimi të emrit, qyteti nuk pësoi të tjera transformime nga ana e bullgarëve. Pas rënies së mbretërisë bullgare (1018) qyteti luajti rolin e një qendre të rëndësishme. Fakt u bë edhe letra e viteve 1096-1105 e Theofilakt i Ohrit një ndër dijetarët më të përmendur të kohës, në të cilën e përshkruan peshkopin e Beratit si «një njeri tek i cili shkëlqen dituria». Me rënien e perandorisë bizantine, Berati u bë një prej qendrave kryesore të autoriteteve religjioze të Epirit. U bë rezidenca e Mikele I Angelo Komneno zotëri i Dioqezës së Epirit. Në hyrje të kështjellës, në portën jugore, gjendet një monogramë e përbërë prej gurësh, një kryq e katër gërma ku shkruhet M.H.L.K., i cili është emri i dhespotit, M. (i) H. (a) L. K. (Omneni). Kjo rrënjë e familjes së madhe bizantine të Angelo Komneni merr fund në vitin 1216 por, pasardhësit e tij do të mbajnë këtë emër edhe për gjysëm shekulli. Për perandorin bizantin, Berati ishte kaq i rëndësishëm, saqë tërhoqi menjëherë vëmendjen e Anxholinëve në vitin 1271. Disfata e Anxholinëve, të cilët kishin zaptuar qytetin për gati dhjetë muaj, u festua me gëzim të madh si në Berat,ashtu edhe në Kostandinopojë. Ngritja e Kishës së Shën Mërisë së Vllahernës, brenda Kështjellës së Beratit (një emër që të kujton pallatin perandorak të Kostandinopolit) lidhet me këtë fakt. Data e krijimit të kishës mban, në fakt, të njejtën periudhë. Në kodet antikë të Beratit, të vitit 1280, gjenden të parat lajme mbi daljen e qytetit jashtë mureve të kështjellës. Nga këto tekste evidentohet që ndërtime të reja filluan edhe jashtë edhe jashtë mureve. Rëndësia e madhe e Beratit ndihet edhe në fillim të shekullit XIV (1302-1320) kur qeveritarët e Beratitmorën detyra të rëndësishme nga Bizanti; një prej tyre ishte kunati i Perandorit. Në atë kohë në Berat manifestohen shenjat e para të një revolte popullore dhe një tendencë për autonomi nga ana e latifondistëvë shqiptarë. Revolta shpërtheu në vitin 1336 dhe, dhe revolta përfshiu edhe Beratin. Për të ulur revoltën popullore erdhi në Berat vetë Perandori. Në të njejtën periudhë afrohet fundi i erës bizantine. Në vitin 1345-1346 Perandoria Bizantine zhduket përfundimisht nga skena politike shqiptare. Filloi dominimi i mbretit serb Stefan Dushan, Berati u vu nën mbikqyrjen e tij dhe u quajt Belgrad, edhe pse më vonë u kthye nën dominimin e Muzakajve, një ndër familjhet më të fuqushme shqiptare. Në vitin 1417 Berati u mor nga turqit. Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, mori në konsideratë rëndësinë e qytetit, e rrethoi në korrik të 1455, por ardhja e papritur e 40.000 kalorësve turq shkaktoi një humbje të rëndë. Gati të gjithë ushtarët italianë, të cilët ishin vënë në dispozicion prej Alfonsit të V të Aragonës për t’i dhënë ndihmë Skënderbeut nën komandën e Raimondo Orsatës, mbetën të vrarë poshtë mureve të kalasë. Sipas regjistrit turk të vitit 1431, në Kalanë e Beratit ndodheshin 227 familje, me një total prej rreth 1500 banorë. Në shekullin XVI Berati mori zhvillim paralelisht me rritjen e Perandorisë Otomane. Ndërtime të reja u bënë jashtë mureve të kalasë, në momentin e parë jug e jug-lindje, dhe më pas përgjatë anës së djathtë të lumit Osum, dhe, më në fund, përtej lumit, në anën jugore të kodrës së Goricës. Në fund të shekullit mund të numëroheshin 1019 shtëpi, me një total prej rreth 7000 – 8000 banorësh. Një zhvillim të madh mori artizanati, i cili dëshmohet nga lindja, bashkëpunimi dhe tregu i lulëzuar. Gjatë invazionit otoman Berati mbetet një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Në fillim u bë kryeqendra e provincës, në shekullin XVII, qendër e dominimit të Pashallëkut të Beratit, i cili më vonë i bashkohet Pashallëkut të Janinës. Dominimi i Pashallëkut të Beratit u bë shumë i rëndësishëm nën Ahmet Kurt Pashain. Deri në fillim të shekullit të XX qyteti kishte një infrastrukturë të mirë. Ishte, në fakt, një nyje lidhëse drejt Lindjes, për Kostandinopolin, por edhe drejt Jugut, për Janinën, e prej andej, për gjithë Greqinë. Edhe Deti Adriatik u përdor si rrugë komunikimi e lejonte hapjen e rrugëve që lidhnin Beratin me qytetet e tjera; më e njohura ishte «Rruga e detit», e cila të çonte në Vlorë, dhe ajo në drejtim të Veriut, që bashkohej me lumin Shkumbin me rrugën Egnatia dhe përfundonte në Durrës. Ka hipoteza se emri Berat rrjedh nga një variant shqiptar i quajtur Belgrad, por ekziston edhe një tjetër supozim sipastë cilin emri spjegohet nëpërmjet një dekreti (Berat), i cili në turqisht do të thotë imunitet, privilegj. Ky dekret i sulltanit Mehmet II Fatihu, nuk e trajtonte Beratin me autoritet dhe nuk i lojonte qytetarët të largoheshin, nuk njihte lirinë për të punuar, as dhe të drejtën për të mbajtur kostumet dhe zakonet e tyre. Kalaja Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë. Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbenj, që vështrojnë drejt qiellit. Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte. Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë.. Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjënden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane. Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot përgjatë mureve të kështjellës. Vende të tjera për të parë dhe për të vizituar Disa kapitele dhe kolona dëshmojnë egzistencën e kishave paleokristiane në Berat në shekullin IV-VI , për shembull bazamenti i kishës Shën Todri dhe një kolonë e vendosur kundrejt dritares së absidës. Gërmimet dëshmojnë që kisha e shekullit të XVI – XVIII janë ndërtuar sipër themeleve më antike. Ndërmjet ndërtimeve më të rëndësishme midis shekullit VII-XV janë tre kisha bizantine të konservuara mirë: Shën Maria e Vllahernës dhe Shën Triadha, në brendësi të qytetit të vjetër të fortifikuar, në anën jugore të kalasë gjendet Shën Mëhilli, ndërtuar mbi një shkëmb të thepisur jashtë mureve. Kishat në Berat janë perla të arkitekturës mesjetare. Qyteti ka qënë një qëndër e rëndësishme kishtare. Ka një numër të madh kishash (42) të ndërtuara në brendësi të kështjellës. Këtu u gjend edhe një vepër tjetër e rrallë, Epitafi i Gllavenicës, (Foto) një vepër e famshme e artit të shekullit 1373, një qëndisje në ar, argjend e mëndafsh, në të cilën, me një finesë dhe plasticitet të papërsëritshëm shikohet Krishti i vdekur, me kurorën me gjëmba e rrethuar nga shkrime në greqisht. Kishat e Beratit, të pasura me afreske të periudhës bizantine e post – bizantine, përmbajnë vepra të autorve të ndryshëm, duke u nisur nga të panjohurit e shekullit XII-XIV deri tek mjeshtrit e mëdhenj të shekullit XV si Onufri dhe i biri Nikolla . Nga ndërtime të kultit musliman dy prej tyre gjenden në brendësi të kështjellës: Xhamia e Kuqe(shekulli XIV) dhe Xhamia e Bardhë(shekulli XV). Xhamia më e bukur është Xhamia e Plumbit (shekulli XVI) ndërtuar nga Uzgurliu, anëtar i familjes Skuraj në Berat, një familje e fuqishme dhe feudale. Kjo Xhami është më e madhja i këtij lloji në Shqipëri. Në 1827 u ndërtua me një mjeshtëri të rrallë Xhamia e Beqarit, që harmonizohet më së miri me lagjen Mangalem, që duket si shigjeta e një peshoreje që mban ekulibrin e një kompleksi xhamash të një dritareje të madhe të lagjes. Xhamia Mbret (Xhamia e Bajazitit) nga ndërtimi antik i së cilës nuk ngelet tjetër veç bazamenti i minaresë, u rindërtua në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX. Aktualishtpërbëhet nga Minareja, salla e lutjeve që ka një tavan elegant në dru të dekoruar dhe hyrjen . Kjo Xhami ndodhet në qëndër të qytetit në formën e një trupi unik me ndërtesa të tjera kulti si Teqea e Helvetive dhe ajo e Shën Qerimit. Xhamia përbënte në mesjetë elementin kryesor të një bashkësie vendesh kulti. Berati numëronte disa Teqe që shërbenin për të përhapur doktrinat mistike të predikuesve të ndryshëm të ardhur nga lindja në shërbim të pushtuesve musulmanë. Në mesin e shekullit të XVII në Berat egzistonin 3 Teqe, aktualisht egziston vetëm e para, e quajtur Teqeja e Helvetiveqë ishte në formë tetëkëndore dhe që kishte 40 dhoma për dervishët, që aktualisht egziston vetëm një e fundit që ruan emërtimin antik të Helvetëve. Teqeja e Helevetëve është një tjetër vepër e një cilësie të lartë (mesi i shekulli të XVIII). Ajo është ndërtuar në lindje të Xhamisë Mbret. Eshtë një strukturë karakteristike e kultit islamik në qëndër të së cilës është një sallë lutjesh, dhe jashtë një varrezë me një portë me 6 harqe. Salla e lutjeve me planimetri katrore ka një tavan me dekoracion të pasur. Mangalemi dhe Gorica Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit. Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intesive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi. Gorica Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri. Ura e Goricës Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje. E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.
http://www.bashkiaberat.net/historia.htm
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
Qyteti i Beratit i favorizuar nga pozicioni i gjeografik dhe begatia e zonës përreth zhvilloi një jetë të pandërprerë qytetare, që nga themelimi (shek IV-III) deri në ditët tona. Shkëlqimet e periudhave historike reniet në errësirat e gjata nuk mund të zbehin rëndësinë e tij në periudha të ndryshme dhe ndikimi që pati në jetën politike, ekonomike dhe kulturore. Qëndër peshkopale nën vartësi të kryepeshkopatave të Durrësit dhe Ohrit, në shek e XVII fiton mëvetësinë duke mbajtur lidhjet direkt me Patrikanën e Stambollit, “Mitropolia e Shenjtë” e Beratit u bë një qendër e rëndësishme e prodhimtarisë dhe e ruajtjes së vlerave të rëndësishme të pikturës bizantine dhe pasbizantine të cilat të mbritura deri në ditët tona përbëjnë thesare të rëndësishmë të kulturës kombëtare. Nga periudha bizantine (shek. VI) trashëgohen disa elemente arkitektonikë të ripërdorur në kishat e mëvonshme (shek XVI),por kodikët e famshme të ruajtur në bibliotekën e Mitropolisë, Codex Purpureus Beratinus (kodiku i purpurt i shek. VI) dhe Codex Arueus Anthimi (kodiku i artë i shek IX), Epitafi i Gllavenicës (shek. XIII) dhe pikturat e periudhës paleologe të kishës së shën Triadhës (shek XIV) dëshmojnë për rëndësinë e qytetit dhe kualitetet kulturore dhe artistike që ai grumbulloi. Këto vlera, minaturat e kodikëve pikturat anonime të kishave të shek XIV ikonat e realizuara këtu apo të sjella nga qendra të tjera patën një ndikim tek piktorët pasbizantin të shek XVI të cilët paraqesin tipare relativisht të dallueshme dhe zhvillim unik duke realizuar vepra të rëndësishme e vlera artistike të dorës së parë. Qyteti i Beratit në hartën e perandorisë rënditej në periferi, në kufirin ku presioni i qëndrës ishte i zbehtë dhe ndikimi i kishës perëndimore në rivalitet me kulturën dhe artin e qëndrave periferike. Largësia nga metropoli favorizonte një liri nga presioni i pushtetit qëndror dhe kontakte të atelieve dhe artistëve të provincës të cilët nëpërmjet fuqisë së talenti përpunuan dhe zhvilluan elemente të rëndësishëm. Krijimet e tyre megjithse tradicionalisht ndjekin programet ikonografike bizantine në to shikohen përzjerje të modeleve paleologe, ndikimesh kretase, elementësh ikonografike maqedonase, elementesh etnografike vendas edhe influencash me prejardhje perëndimore. Përveç një numëri artistësh anonimë nga shek. XIV janë identifikuar emrat e mjeshtërve më të rëndësishëm të Historisë se Artit Shqiptar. Onufri është përfaqsuesi më i rëndësishëm i pikturës pasbizantine në trojet shqiptare dhe më gjërë. Ai në krijimtarine e trashëguar paraqitet një mjeshtër i rëndësishëm me profesionalisht i përsosur që mbante dhe funksione kishtare (protopapa Neokastron). Gjeografia e krijimtarisë së tij përfshin një teritor të gjerë Ballkani; Shqipërinë qendrore, Greqinë veri perëndimore, Maqedoninë perëndimore e Rumaninë. Ai pikturon afresket e kishave të “Apostujve” (1547) dhe Anargjirëve (mbas vitit 1547) në Kostur, të kishave të shën Nikollës (para vitit 1553) në Shelcan, të shën Epremtes (1553 – 54) në Valësh. Atij i atribohen pikturat në kishat e Shpërfytyrimit (1535) dhe shën Nikollës (1535) në Zercë e Prilep dhe kisha në manastirin e Moldavicës (1537) në Moldavi. Në Berat ai ka një pjesë të rëndësishëm të krijimtarisë të përfaqësuar nga disa fragmente afresku të realizuar në kishën ë shën Todrit (1547) dhe ikonat e ikonostasit të kishës së “Vangjelizmoit” në kala në kishën e shën Todrit dhe katedralen “Fjetja e shën Marisë”. Arti i Onufrit shquhet për një ruajtje të traditës bizantine dhe kundërvenie ndaj çdo heretizmi, për teknikën e lartë të ekzekutimit, elegancën e vizatimit dhe raportet koloristike mjaft tërheqëse, etj. Edhe pse diskutimet për prejardhjen e tij vazhdojnë ne do të referohemi argumentit se mjeshtri tjetër,Nikollau formua si artist i rëndësishëm në atelienë e të jatit, Onufrit. Si i tillë ai trashëgoi të njëjtin stil dhe të njëjtët modele të Onufrit. Përveçse në Kurjan dhe në Arbanas, Bullgari ku ai pikturoi së bashku me një mjeshtër tjetër të quajtur Joan, krijimtaria e tij zhvillohet në Berat ku pikturon Kishën e shën Mari Vllahernës, pikturën murale dhe ikonostasin si dhe ikona të tjera. Onufri Qiprioti është mjeshtri i tretë i madh që lidhet me artin e të pikturuarit në kishat e Beratit. Ai realizon pikturën murale dhe ikonat e kishës së shën Kollit (1591),ikonostasin e kishës së shën Kostandinit dhe Helenës dhe shumë ikona në të cilat ai shënon emrin e vetë. Gjithashtu përveçse është zbuluar se edhe “Dyert Mbretërore” të ikonostasit të kishës së shën Mari Vllahernës të pikturuar nga Nikolla janë të tijat. Në teritorin e Mitropolisë së Shenjte të Beratit kanë ushtruar veprimtarinë e tyre dhe shumë mjeshtër të tjerë në periudhën ndërmjet shek XVI-XIX. Ndërmjet tyre Kostandin dhe Athanas Zografi shek XVIII të cilët realizojnë pikturën murale të kishës shën Kollit në Ardenicë dhe shumë ikona. Kjo pikturë ndikoi së tepërmi në mjeshtrat e ateliesë e familjes Çetiri, të cilët në këtë periudhë punojnë në atelienë e tyre. Në kishën e shën Kollit, Ardenicë një mjeshtë tjetër i shek XVIII realizon ikonat e ikonostasit. Kostandin Shpataraku i cili shfaqet si një miniaturist i shkëlqyer. E rëndësishë në periudhën midis shek XVII-XIX është veprimtaria e ateliesë së mjeshtërve të familjes Çetiri. Ata realizojnë pikturimin e shumë kishave dhe ikonostaseve në Berat dhe Myzeqe. Këta mjeshtra pikturuan në të njëjtën atelie,së bashku duke e trashëguar mjeshtërinë në breza të tjerë. Piktorët e kesaj familje kanë qënë Gjergji dhe Joani, Naumi dhe NikollA. Piktorët e fundit e kësaj familje janë Gjergji dhe Prendi me të cilët çfaqen tendecat degraduese në artin e të pikturuarit. Mbas tyre veprimtaria ikonografike degjeneron në veprimtari artizanale të piktorëve anonim.
http://www.bashkiaberat.net/iconografia.htm
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
Kush e di se përse vendosim që ta ngjisim në këmbë të përpjetën që të çon në Kalanë e Beratit. Sigurisht, shumë shpejt e kuptojmë që kemi gabuar. Ndërsa ngjitemi me mund nën zhegun e korrikut, i shikojmë me zili makinat që ngjiten lehtë-lehtë drejt mureve të gurta. Kështu që, të lodhur e të djersitur, qëndrojmë një copë herë të pushojmë e të pimë ujë te Qafa e Kalasë. Tashmë jemi fare afër mureve të vjetra dhe që nga poshtëë e shohim edhe më mirë madhështinë e kësaj ngrehine mijëravjeçare.Një lapidar u kujton kalimtarëve një betejë të ashpër që është zhvilluar këtu në nëntorin e 1943-it. Gjatë saj në luftë me gjermanët janë vrarë shumë partizanë shqiptarë dhe italianë të batalionit "Antonio Gramshi". Si të gjitha historitë edhe atë të Luftës së Dytë Botërore e ka të veçantë ky qytet. Kur italianët lanë qytetin në shtatorin e 1943-it, qyteti përjetoi një periudhë të shkurtër paqeje të pazakontë. Partizanë, civilë, ballistë, zogistë të gjithë bashkëjetonin në qytet pa e vrarë mendjen për luftën që zhvillohej vetëm pak kilometra më tej. Gjermanët ishin vendosur në aeroportin e Kuçovës.Ata vinin herë pas here në qytet, përshëndeteshin përzemërsisht me shqiptarët me yll të kuq në ballë, bënin pazar, apo pinin ndonjë birrë dhe ktheheshin sërish të pashqetësuar. Berati, qytet i mësuar me pushtues lloj-lloj gjatë mijëra vjetësh, nuk kishte se përse t‘i shtonte historisë së gjatë edhe një luftë tjetër. Kjo luftë-paqe e çuditshme vazhdoi për dy muaj derisa, në nëntor, i shkoi në vesh Enver Hoxhës, i cili duhet të jetë zemëruar keq. Me urgjencë i mbërriti urdhri Gjin Markut, komandantit partizan: Duhet të godisni gjermanët menjëherë! Sapo ndodhi kjo, gjermanët e egërsuar vërshuan në qytet. Kalaja ishte objektivi kryesor, prej saj mund të kontrollohej e gjithë zona rreth e rrotull. Me qindra vetë u vranë dhe shumë shtëpi të kalasë u rrafshuan. Paqja e shkurtër pati fund të përgjakshëm. Inatin e parë ndaj Gjin Markut, duket se Enver Hoxha e mbajti mend gjatë. Ish-komandanti legjendar, gjenerali i paqes, Gjin Marku, vdiq vite më vonë në burgjet e diktaturës.Në lokalin ku ndalojmë për të blerë ujë duhet të presim një copë herë. Këtu po zhvillohet një takim, një seminar a një gjë e ngjashme dhe kamerierët janë fort të zënë. Nga brenda sallës copëzat e diskutimeve sikur na e heqin mendjen nga historitë e vjetra dhe nga pamja e mureve të lartë. Dikush po u flet në anglisht të ftuarve për avantazhet e bujqësisë sonë. Oratori ishte i bindur se nëse të ftuarit do të merreshin më shumë me prodhimin e perimeve, gjizës, dhallës e kështu me radhë, atëherë të gjithë do të jetonin më mirë. Speci i pjekur doli të ishte një nga përparësitë e ekonomisë në të ardhmen. "Dhe ju lutem të mos e shohim gjendjen me pesimizëm. A e dini ju se prodhimi i shalqirit është rritur një mijë herë gjatë këtyre viteve të fundit?", dëgjohet nga brenda. Me këtë shije optimiste rinisim udhëtimin tonë në historinë e Kalasë së Beratit. Brenda madhështisë Madhështinë e kalasë e ndiejmë sapo mbërrijmë te porta. Na duket vetja shumë të vegjël para këtyre mureve dhe harqeve të larta. Mbi harkun kryesor të portës dallojmë një mbishkrim të bërë me tulla të kuqe në murin e bardhë. M.K. shkruhet në të dy anët e një kryqi të kuq. Janë inicialet e Mihal Komnenit, njeriut që e fortifikoi edhe më tej kalanë. Kur Konstandinopoja u godit keq nga kryqtarët francezë në 1204, Perandoria Bizantine u shpërbë. Beratit asokohe i takoi të bënte pjesë në Despotatin e Epirit me kryeqytet Artën. Mihal Komneni ishte sundimtari i këtij desëpotati, Berati, që asokohe quhej Belegradon, qyteti i dytë më i rëndësishëm. Komneni duket se e ka pasur fort për zemër këtë kala përderisa vendosi të jetonte pikërisht brenda këtyre mureve. U vra brenda në kala në vitin 1216, viktimë e luftës së egër për pushtet.
http://www.zeriyt.com/viset-e-tjera-shqiptare/kalaja-e-beratit-t45531.0.html
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
“Kodiku i Purpurt i Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri, është një referencë thelbësore e letërsisë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, e kulturës kristiane. UNESCO i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore. Ja pse “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin e veprave më të rëndësishme të Njerëzimit, të krijuar në kuadrin e programit Kujtesa e Botës. Kështu shkruan Koïchiro Matsuura Drejtor i përgjithshëm i Unesco-s në librin “Kodikët e Shqipërisë” Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë2003. Studiuesit e huaj ia kanë kushtuar vëmendjen kryesore “Kodikut të Purpurt të Beratit” - Codex Purpureus Beratinus F - i njohur gjerësisht me emrin e shkurtër “Beratinus”. Në fakt emrin e Beratit e ka marrë si epinom edhe “Kodiku i Artë i Anthimit”, i cili mbi quhet shpesh “Beratinus-2”. Kjo ka ndodhur jo vetëm për faktin se “Beratinus” i takonte një periudhe shumë të hershme (i shkruar në kufijtë e fundmë të paleokrishtërimit); jo vetëm sepse për një kohë të gjatë emri i tij është lidhur e vazhdon të lidhet me emrin e Shën Gjon Gojartit (Joan Chrysostome), njëprej protagonistëve dhe reformatorëve më të mëdhenj të historisë së krishtërimit të hershëm; jo vetëm sepse dorëshkrime si “Beratinus” kanë mbijetuar në botë më pak se gishtat e dorës; por, mbi të gjitha, për faktin se, siç e ka vënë re mençurisht P. Batiffol, në tekstin e këtij dorëshkrimi ka herë pas here “shmangie leximi” (“conflate reading”), që lidhen me karakterin jonormativ të këtyre fragmenteve kalimtare. “Beratinus” mori rëndësi botërore si një dorëshkrim i hershëm që mund të ndihmonte për të plotësuar historinë e zhvillimit të mendimit ungjillor, nëpërmjet studimeve të posaçme të tekstologjisë kritike (“textual criticism”), që mund të thuhet se, në dijen shqiptare, sapo kanë filluar. Në një vështrim më të gjerë këto studime do të evidentonin se çfarë ndodhi në procesin e kalimit prej fjalës së shenjtë tek shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor gojor tek predikimi kanonik. Rëndësia e “Beratinus-it” u theksua edhe më nga fakti se në tipologjinë e tekstit të tij gjenden gjurmë të shkrimeve siriake (të Lindjes) dhe të Perëndimit njëherësh. Këtij mendimi i janë përmbajtur shumë dijetarë, prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e më pas Roderic L. Mullen. Kjo e bën atë një prej dorëshkrimeve më të rëndësishëm për të krahasuar shkollat e shkrimeve ungjillore dhe procesin historik të kanonizimit të shkrimeve të shenjta në përgjithësi. Për fat të keq, numri i kodikëve me njohje ndërkombëtare të ruajtur në Shqipëri, duke përjashtuar “Kodikun e Artë të Anthimit” (një dorëshkrim i rrallë krysografik, në pergamenë të purpurt) dhe disa të tjerë, me gjithë këtë vëmendje, që e tejkalon interesin e shkencës vendëse, është i kufizuar. Të paktë kanë qenë ata që kanë bërë studime duke pasur njohje të drejtpërdrejtë për kodikët. Disa të tjerë kanë shkruar duke pasur si burim jo vetë kodikët, por studimet mbi to. Në Shqipëri dijetari i parë që ka bërë të ditur ekzistencën e Beratinus-it dhe të disa kodikëve të tjerë ka qenë Ilo Mitkë Qafëzezi. Ky qe më shumë i preokupuar për “Kodikun e Kostë Beratit”, në të cilin gjendej një alfabet i panjohur i shqipes me grafema helene, por nuk harroi të përmendte pak më gjerësisht vlerat e thesarit dorëshkrimor beratas. Me këtë rast ai krijoi edhe neologjizmin “shkresëdore”, për “manuscript” - dorëshkrim, që nuk pati fat të mbetej në gjuhën aktive. Sot kodikët e famshëm ndodhen në museun Historik Kombëtar në Tiranë.
http://www.bashkiaberat.net/kodiket.htm
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun. Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse. Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundëte më fort. Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm. Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija. Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t'i shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit. Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zëmërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë. Ai lumë, që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u derdh mes dy vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t'u treguar se dhimbja për këtë fatkeqësi asnjëherë nuk do t'i shterë lotët.
http://www.bashkiaberat.net/legjenda.htm
(Clicks: 2; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
Power Thin Phase II is an all natural ephedra free dietary supplement for fast weight loss. The all natural ingredients in our herbal diet pill increase energy levels and fight fat.
http://www.powerthin.com
(Clicks: 0; Pagerank: 0; Listing added: Dec 25, 2008) :: Listing Details
Muzeu Ikonografik Kombëtar "ONUFRI" • Galeria e Artit Kontemporan "Edward Lear" • Muzeu " Etnografik" Muzeu Ikonografik Kombëtar ONUFRI Muzeu Ikonografik Kombëtar ONUFRI është nje nga instituzionet më të rëndësishëm të qytetit nga më të visituarit. Në ambjentet e tij ndodhen një numër i madh ikonash të realizuara nga mjeshtri më i madh i pikturës mesjetare shqiptare Onufri dhe biri i tij Nikolla si dhe të shumë artistëve të tjerë të artit ikonografik, sëbashku me shumë objekte kulti të realizuara në shtrirje kohore prej shumë shekujsh na vërtetojnë periudhat e shkëlqimit kulturor dhe të fuqise economike që Berati ka jetuar. Muzeu Ikonografik Kombëtar ONUFRI ndodhet në ambientet e brendshme të Katedrales « Fjetja e Shën Mërisë » në Kala, rindërtuar në vitin 1797 në vend të një kishe tjetër të shekullit X. Sot muzeu përbën një motiv krenarie për gjithë beratasit pavarësisht nga besimi fetar. • informacion adresa: Lagjia "Kala" - rruga xxx - Nr x orari: nga e MARTA deri të DIELEN ( 09 - 17 ), të HENEN pushim. Çmimi i 1 bilete 200 L. Çmimi i biletës në grup 100 L
http://www.bashkiaberat.net/muzeume.htm
(Clicks: 3; Pagerank: 0; Listing added: Jan 2, 2009) :: Listing Details
Heritage Law Center is very selective about the cases and legal matters that we handle. We believe that each client deserves our full attention.
http://www.heritagelawcenter.com
(Clicks: 0; Pagerank: 0; Listing added: Dec 30, 2008) :: Listing Details
Alaska hunting guide and Alaskan outfitter specializing in hunting brown bears. We also hunt moose and dall sheep in wilderness areas of Alaska.
http://www.donovansguideservice.com
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 30, 2008) :: Listing Details
Distributors of performance disc brake pads, rotors, and other brake components for automobile and motorcycle use.
http://www.brakesrus.com
(Clicks: 1; Pagerank: 0; Listing added: Dec 30, 2008) :: Listing Details
San Francisco Limousine And Limousine Rental san Francisco Mr. Limo Total Price Estimator specifically for Anywhere to Anywhere.
http://www.mrlimo.com
(Clicks: 0; Pagerank: 0; Listing added: Dec 30, 2008) :: Listing Details
Account Area
username:
password:
Register
Statistics
Total number of listings: 24
Total number of categories: 2
Shkarko ketu wallpapers per PC tend Sfonde per Kompjuterin | Video Clips for free on Qindra Mijera Videoklipe | Informacione nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga bota Lajme | Celebs, photos, news & Gossip Vip-at Shqiptar | Kinemaja shqiptare Muzike, Filma, Sport, Humor | Download Music Shqiptare Mp3 Shqip | Search fot photos on Galeria | Rezultate live live-scores. Free Soccer Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Free Arcade Games on Lojra | Social Networking Directory on Yasnw | The social music news revolution MuzikaWeb Free Directory LinksMoz | The Balkans are here Balkan | WWW Online Shrehoo.Net | Visit and explore Albania |